40 - Rreth_nesh | Aeroporti Gjakoves

Profili i Aeroportit të Gjakovës

N.P.Q “Aeroporti Gjakovës” Sh.A

Fillimi i punimeve në 'A.GJ' Sh.a

Aeroporti i Gjakovës është ndërtuar nga KFOR-i Italian në Kosovë, respektivisht nga Aeronautika Ushtarake Italiane.
Ndërtimi i Aeroportit ka filluar menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999, pranë një aeroporti ekzistues që përdorej për qëllime bujqësore.

Përdorimi i Aeroportit

Aeroporti është përdorur kryesisht për fluturime ushtarake dhe humanitare.
Aterimi i parë është kryer më 29 shtator 1999, kurse aterimi i fundit i bërë nga forcat Italiane është kryer më 19 prill 2013. Përgjatë kësaj periudhe mbi 13 vjeqare në Aeroportin e Gjakovës janë trajtuar më shumë se 27.000 Aeroplanë të ndrryshëm. Është bërë transporti i mbi 220.000 pasagjerëve (kryesisht ushtarakë por edhe civil), si dhe transporti i më shumë se 40.000 ton mallrave të ndryshëm.

Lokacioni i “A.GJ” Sh.a.

NPQ” Aeroporti i Gjakovës” Sh.A, shtrihet në një lokacion të përshtatshëm në veri-lindje të Gjakovës në fashtin Trakaniq. Distanca në rruge tokësore nga qyteti i Gjakovës është rreth 8 km, kurse nga kryeqyteti (Prishtina) rreth 80 km.

Pista e ‘A.GJ’ Sh.a

Aeroporti i Gjakovës posedon:

  • Pisten kryesore me gjatësi prej 1800m dhe gjerësi 30m, e gatshme për perdorim.

  • Dy parkingje të aeroplanëve:

    • Platforma Alfa – me 240m gjatësi, 75m gjërsi.

    • Platforma Bravo – me 140m gjatësi dhe 90m gjerësi

  • Parkingun e helikopterëve

  • Rruga e taksimit Charlie është e gjatë 450m dhe e gjërë 25m (të gjitha rrugët e taksimit janë të gjëra 25m).

ILS Lokalizeri

Sistemi instrumental për aterim ILS është i definuar si paisje ndihmëse për aterim preciz në pistë bazuar ne dy radio sinjale të cilat së bashku i ofrojnë pilotit udhëzim horizontal dhe vertikal prej afrimit deri në aterim.

Glide Path

Glide Path si pjesë e ILS-it është paisje e cila ofron aeroplanit shtegun vertical të cilin duhet ndjekur në fazën e afrimit final, ashtu që të aterojë në pistë në pikën e caktuar. Manuali teknik si dhe disa pjesë rezervë dhe paisja për Remote Monitoring Maintenance (PC).

Kulla e Trafikut Ajror në ‘A.GJ’ Sh.a

Kulla e Trafikut Ajror ka dy pozita pune, të cilat janë të prodhuara nga kompania SITTI nga ku mund të vërehet një pamje mjaftë e mirë e zonës manovruese, tre telefona të lidhur në sistemin e komunikimit me zë të prodhuar nga Siemens Obria. VCSS është sistemi që mundëson komunikimin me zë ajër - tokë mes njesive të ndryshme.

N.D.B

Paisja për emetimin e sinjaleve pa drejtim të caktuar ( Non-Derictional Beacon (NDB)) është një radio transmetues i frekuencave te ulëta, i vendosur në tokë, dhe i cili përdoret për afrim instrumental jo preciz për aeroporte.
NDB transmeton sinjal në të gjitha drejtimet dhe përdoret nga pilotët për të përcaktuar drejtimin për NDB në varësi prej aeropolanit. NDB në aeroportin e Gjakovës është prodhuar ne vitin 1978 nga FACE Standart Milano s.p.a dhe është instaluar ne vitin 2003 në Aeroportin e Gjakovës. Të dhënat për mirëmbajtjen janë të dokumentuara për periudhën 2010-2012. Ekziston dhe një libër regjistrues nga viti i instalimit deri tek dita e fundit të operimit.

TACAN

Sitemi Taktik i Navigacionit Ajror zakonisht i referuar me shkurtesën TACAN, është sistem i navigimit i përdorur nga flutaraket ushtarake. Ky sistem ofron fluturakeve distancë (Slant-range) deri te toka apo stacionet aeroplan mbajtëse.
TACAN-i në aeroportin e Gjakovës është prodhuar në vitin 1983 nga FACE Standart Milano s.p.a dhe është instaluar ne vitin 2001 në aeroportin e Gjakovës. Paisja ka manualin teknik dhe instruksionet e mirëmbajtes.

Objektet e Aeroportit

Aeroporti Gjakovës posedon: 6 Objekte dy katëshe, secila me nga 16 dhoma dhe 2 banjo në secilin katë, gjithësej 192 dhoma dhe 24 banjo, Sallen e Konferencave, Mensen, Lavanderin, Objektin e zyreve si dhe posedon lokacionet për rekreacion si fushën e futbollit, basketbollit dhe fitnesit.

Furnizimi me Energji Elektrike

Në aeroportin e Gjakovës furnizimi me energji elektrike në dispozicion është me funizim primar, dhe atë sekondar i aftë për të furnizuar rrymë në rast se ka dështim në furnizimin primar.
Furnizimi primar me energji elektrike → Aeroporti është i lidhur në rrjetin kryesor, stacioni 10 KV. Furnizimi sekondar me energji elektrike → 2x400KvA gjenerator dizel; 2x150KvA gjenerator dizel; “Furnizim i pandërprerë me energji elektrike“ (UPS) për të gjitha sistemet e pandërprera; Kuti e baterive, me autonomi 15 minuta.

Depozita Karburantit

Në aeroportin e Gjakovës është në dispozicion një magazine e furnizimit me karburant, e përbërë nga 6 rezervoar të tokës me kapacitet total prej 135 tona, përfshirë sistemin e filtrimit për të parandaluar kontaminimin e karburantit. Aty gjinden dy automjete për furnizim me karburant, secili me kapacitet prej 10,000 litra.

Hangarët në ‘A.GJ’ Sh.a

1
2
3
4

Aeroporti posedon 4 hangar të cilët mund të përdoren për qëllime të ndryshme

  • Hangari Nr 1 ka këto dimensione: Gjatësi 20.20 m, Gjerësi 7.20 m, Lartësi 2.60m , Vëllim 145.4 m2

  • Hangari Nr 2 ka këto dimensione: Gjatësi 49.00 m, Gjerësi 15.30 m, Lartësi 9.22 m , Vëllim 749.7 m2

  • Hangari Nr 3 ka këto dimensione: Gjatësi 28.90 m, Gjerësi 10.60 m, Lartësi 6.20 m , Vëllim 306.3 m2

  • Hangari Nr 4 ka këto dimensione: Gjatësi 25.20 m , Gjerësi 20.50 m , Latrësi 8.00 m , Vëllim 516.6 m2

Repartet e ‘A.GJ’ Sh.a

1
2
3

Aeroporti i Gjakovës posedon këto reparte:

  • Repartin e Zjarëfikësve

  • Repartin e ndihmës së parë (Infermierinë)

  • Repartin e Automjeteve (Autoparkun)

  • Repartin e mirëmbajtjes (Hidraulik ,Elektrik,Të pergjithshëm)

Disa nga automjetet që gjenden në ‘A.Gj’ Sh.a

pr33
pr33
pr33
pr33
pr33
pr33
pr33

Disa nga Aeroplanët që kanë ateruar në AGJ

pr33
pr33
pr33
pr33
pr33
pr33
pr33
pr33
pr33
pr33
pr33
pr33

Karakteristikat e ‘A.GJ’ Sh.a

  • Në Aeroportin e Gjakovës si karakteristikë e veçantë është se në lokacionin ku gjindet Aeroporti i Gjakovës, mjegulla bie shumë rallë

  • Aeroporti Gjakovës ka një perimeter rreth 8 km

  • Aeroporti Gjakovës shtrihet në një teren të përshtatshëm, ku kodrat rreth aeroportit nuk kalojnë lartësitë 1000m mbi nivelin e detit.

  • Aeroporti i Gjakovës gjindet në mesin e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, atij të Rinasit “Nënë Tereza”, aeroportit Podgoricës “Airoports of Montenegro”, dhe të Shkupit “T.A.V”

  • Koordinatat: V 45° 25’ 59" L 20° 25’ 40"

  • Lartësia mesatare e pistës: 415m/1362 ft AMSL.

  • Pista: 1.800 x 30 RWY 18/36 (QFU 175°/355°)

  • TACAN: DAK 109.70 deri në 40 milje